Flori Beqiraj, i dyshuari për sulmin seksual ndaj aplinistes, Mrika Nikçi, është liruar nga burgu, raporton Klan Kosova.
Ndaj tij është ngritur aktakuzë për “sulm seksual” javën e kaluar.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi ka thënë se nuk ka informata nëse Gjykata ka vendosur për lirimin e tij nga paraburgimi.
Më 30 shtator, Nikçi pati publikuar videon që shfaqte momentin kur ajo sulmohet seksualisht nga një person.
Kujtojmë se më 1 tetor Gjykata Themelore në Pejë i pati caktuar masën e paraburgimit prej një muajit të pandehurit Flori Beqiraj, i cili sulmoi seksualisht Mrika Nikçin.