Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje.
“Subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin. Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai ka ftuar veçanërisht qytetarët përfitues të asistencës sociale dhe nënave vetushqyese të përfitojnë nga mbështetja e Qeverisë.
Afati për aplikim është i hapur deri më 2 dhjetor.
Postimi i plotë i Kurtit: