Presidenti i Gjermanisë thotë plani gjermano-francez është pranuar

Aktuale

Presidenti i Gjermanisë thotë plani gjermano-francez është pranuar

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 00:54
Frank Valter Steinmajer

Presidenti i Gjermanisë Frank Valter Shtajnmajer është shprehur i lumtur që propozimi gjermano-francez është pranuar, duke shtuar se e gjithë BE ka interes urgjent për normalizimin e raporteve mes Kosovës edhe Serbisë dhe propozimi është bazë e mirë, këtë deklaratë ai e bëri në Shkup, ku po qëndron në vizitë, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Presidenti gjerman Shtajnmajer në konferencën për medie në Shkup, ku ishte edhe presidenti maqedon Pendarovski tha se e gjithë BE-ja ka interes urgjent normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Për këtë janë përgatitur, kanë dhënë propozimet dhe jam i lumtur që propozimi gjermano-francez tash ka arritur sukses dhe po pranohet” theksoi Shtajnmajer, lajm ky i publikuar nga portali i Shkupit 24info, transmeton “Tanjug”.

Sipas presidentit gjerman Shtajnmajer , kjo mund të nxis palët e interesuara të vazhdojnë bashkëpunimin në këtë fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat