“Ju ishit turpëruar”, përplasje e ashpër gjatë raportimit të Bislimit, Deliu lëshon mbledhjen

Aktuale

“Ju ishit turpëruar”, përplasje e ashpër gjatë raportimit të Bislimit, Deliu lëshon mbledhjen

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 11:15 Përditësuar në ora: 11:34 më 30.11.2022
Besnik Bislimi

Bislimi tregon se kur pritet të ndodhë votimi i radhës për vizat

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk ka pasur kurrfarë ndërlidhje me procesin e dialogut.

Duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, Bislimi tutje tha se kushdo që mendon kështu, e ka gabim.

“Procesi i liberalizimit të vizave është lidhur me futjen në zbatim të sistemit të ETIAS që është sistem i regjistrimit të udhëtimeve nga vendet të cilat kanë regjim të udhëtimit pa viza drejt vendeve që janë anëtare të shëngenit. Propozimi i BE-së i grupit punues ka qenë që kosovarët të udhëtojnë pa viza që nga dita e parë kur fillon të zbatohet ETIAS, por meqë ka pasur pasiguri se a do të mund të zbatohet ETIAS nga data 1 nëntor është kërkuar futja e një date tjetër në rast se BE-ja vonohet me ETIAS, atëherë qytetarët është paraparë të lëvizin që nga data 1 dhjetor të vitit të ardhshëm. Ka pasur ndërhyrje të Spanjës që ka kërkuar që 1 dhjetor të zhvendoset më 1 janar në mënyrë që udhëtimi pa viza të mos ndodhë gjatë presidencës spanjolle”.

Bislimi shtoi se shtyrja e diskutimit të liberalizimit të vizave për Kosovën javën e kaluar, është bërë me qëllim të mirë për vendin tonë.

“Teksti sot vendoset në votim jo në diskutim, votohet si pika A e agjendës që nuk diskutohet fare, por votohet, nëse s’është votuar ende, pritet sot rreth orës 4 e gjysmë, kjo pastaj e hap rrugën për votim në Këshill me datë 9 ose 10 dhjetor. S’ka pasur kurrfarë ndërlidhje me procesin e dialogut, arsyeja pse nuk është diskutuar javën e kaluar por këtë javë, ka të bëjë me brengën e disa vendeve që mbase ndonjë vend skeptik mund ta keqpërdor situatën me targa për të dhënë diskutime negative, vendimi për shtyrje ka qenë me qëllim të mirë për Kosovën”, tha ai.

Bislimi krenohet me Raportin e KE-së, Deliu-Kodra e kritikon për dialogun dhe e lëshon mbledhjen

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, ka raportuar në Komisioni për Integrim Evropian.

Gjatë raportimit ai iu përgjigj kritikave të opozitës lidhur me raportin për vendin. Ai tha se Raporti për vendin është historikisht më i mirë.

“Është raporti më i mirë horizontal me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse kjo është dështim, atëherë pritjet tuaja për Qeverinë janë shumë më të mëdha se pritjet tona për neve. Nuk ka ulje të buxhetit të shëndetësisë, por numrat është mirë me dit me i lexuar që mos me shkaktuar konfuzion”.

Deputetja nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, tha se në këtë raport vetëm njëherë përmendet fjala “progres i theksuar”.

Ajo tha se Qeveria Kurti po i shkakton dëme vendit duke e kritikuar për mungesë transparence sa i përket dialogut me Serbinë.

Bislimi duke iu drejtuar deputetes së PDK-së tha se “sikur ju të kishit pasur çerekun e informacionit që kam unë se si është prezantuar Kosova deri tash në dialog, ju ishit turpëruar me ardh në sallë”.

“Deliu-Kodra deri tash i përmendi tri fjali, dështime në dialog, veprime të pamatura dhe veprime fëmijërore. Sikur ju ta kishit pasur vetëm çerekun e informacioneve se si është prezantuar Kosova deri tash në dialog dhe si është përfaqësuar para vitit 2021, ju ishit turpëruar me ardhë në sallë”.

Bislimi poashtu tha se me vetë publikimin e tekstit të marrëveshjes për targat, kanë qenë transparentë.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra pas diskutimeve me zv.kryeministrin ka lëshuar sallën.

Bislimi, Deliut rreth prezantimit të Kosovës në dialog para 2021-ës: Ju ishit turpëruar

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i tha deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodrës së sikur ta kishte pasur vetëm çerekun e informacioneve se si është prezantuar Kosova deri tash në dialog, do të turpërohej të ishte e pranishme në komision.

Këtë deklaratë Bislimi e bëri teksa po raporton në Komisionin për Integrime Evropiane.

“Deliu-Kodra deri tash i përmendi tri fjali, dështime në dialog, veprime të pamatura dhe veprime fëmijërore. Sikur ju ta kishit pasur vetëm çerekun e informacioneve se si është prezantuar Kosova deri tash në dialog dhe si është përfaqësuar para vitit 2021, ju ishit turpëruar me ardhë në sallë”.

Bislimi poashtu tha se me vetë publikimin e tekstit të marrëveshjes për targat, kanë qenë transparentë.

“S’kemi fshehur asnjë detaj”, tha ai tutje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat