Zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas kërcënimit të publicistit Halil Matoshi.
Halimi ka shkruar se është shqetësuese pasi që është normalizuar gjuha e urrejtjes në vend.
Ndryshe, të martën publicisti Matoshi është kërcënuar nga aktivisti Fehmi Berisha.
“Të parin do të kisha me vjerrë Halil Matoshin”, ka thënë Berisha, kur Matoshi i ka kundërshtuar qëndrimet e tij.
"Heshtja ndaj fjalës që vret, është nënshtrim ndaj skëterrës së mosdurimit të mendimit të lirë. Shqetësuese sa shumë është normalizuar gjuha e urrejtjes në vendin tonë. Deklarata për vrasje drejtuar publicistit, poetit tonë Halil Matoshi, më tmerron për gjendjen në të cilën kemi arritur si shoqëri, ku pesha e fjalës është zhvlerësuar aq shumë, sa ajo thuhet për të eliminuar intelektualë që me angazhimin e tyre të çdoditshëm kontribuojnë në vlerën më të çmueshme, për lirinë e mendimit e shprehjes së lirë", ka shkruar Halimi.