Nga Bukureshti, Bujar Osmani zëshëm shpreh mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Aktuale

Nga Bukureshti, Bujar Osmani zëshëm shpreh mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 12:27
Kryepdiplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Kryepdiplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në ditën e dytë të takimit ministror te NATO-së në Bukuresht, zëshëm ka përkrahur politikën e dyerve të hapura të NATO-së, duke vë në dukje nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës dhe B&H në Aleancë.

“Si anëtare më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut mbështetë fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s. Kështu që, mbështesim anëtarësimin e Republikës së Kosovës dhe B&H në NATO”.

Sot dhe dje në Bukuresht po mbahet takimi ministror i NATO-së, ku temë kryesore është uniteti i aleatëve në mbështetje të Ukrainës dhe dënimi i fuqishëm i agresionit ushtarak rus, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet rajoneve të Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat