Deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë, që kryeministri ka një opozitë shumë konstruktive, në ballafaqim me Serbinë.
“Kemi bërë shumë mirë që i kemi dhënë mbështetje qeverisë në këtë proces , në ballafaqim me Serbinë, sepse konsideroj se nuk duhet të lidhemi me emrin e atij që na udhëheq sot, por duhet të lidhemi me procesin, sepse pa dyshim, kryeministri sot është, nesër do të ndërrohet”, tha Tahiri, transmeton Klankosova.tv.
“Prandaj është hera e parë, që prej shpalljes së pavarësisë, që një kryeministër ka përballë një opozitë shumë konstruktive, kur vjen puna tek ballafaqimin me Serbinë,
pra ka përballë një opozitë e cila i ka dhënë mbështetje në ballafaqimin me Serbinë, sepse besojmë se jemi duke e bërë veprimin e duhur, por në anën tjetër, duhet të jemi të vëmendshëm që të mos e lëmë të gabojë”, tha ai.