​Kurti: Deputetëve që s’janë sot në sallë, po iu ec paga që e kanë më të lartë se kryeministri

Aktuale

​Kurti: Deputetëve që s’janë sot në sallë, po iu ec paga që e kanë më të lartë se kryeministri

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 14:07
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar deputetët e LDK-së për mos-prani në interpelancën e sotme.

Sipas tij, këta deputetë që sot nuk janë në sallë po iu ecë paga e cila është më e lartë se e kryeministrit.

Kurti: Deputetët që nuk janë sot në sallë po iu ecë rroga

“Nuk e di a është opozita konstruktive apo jo, por e di që asnjë deputet i LDK tash nuk është këtu, asnjë, pra, tema e rëndësishme na e tregon strategjinë, platformën, ja ku është kryeministri. Pra, unë jo vetëm që po informoj, por po kërkoj edhe pjesëmarrje, se më falni, por duhet ta themi troç, deputetëve që nuk janë sot në sallë po iu ecë rroga, e deputeti e ka pagën më të lartë se kryeministri dhe nuk janë këtu, unë nuk e konsideroj mos pjesëmarrje konstruktivitet”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat