Kurti e cilëson të vonuar vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave

Aktuale

Kurti e cilëson të vonuar vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 14:17
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur vendimin e liberalizimit të vizave nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së që i kanë dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Përmes një postimi në twitter, Kurti e cilësoi vendimin të vonuar, ndërsa falenderoi Presidencën çeke për këtë proces.

“E mirëpres vendimin e sotëm të rëndësishëm dhe të vonuar nga COREPER për liberalizimin e vizave për Kosovën, një mirënjohje e përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migracionit. Mirënjohës ndaj Presidencës çeke dhe mezi pres finalizimin e këtij procesi”, ka shkruar Kurti në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat