Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka publikuar një fotografi në Facebook, përmes së cilës lë të kuptohet se për deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka rëndësi dialogu.
Në fotografinë e publikuar nga Kryeziu, shihen ulëse të zbrazëta në pjesën ku ulen deputetët e LDK-së.
“Dëshmia se sa ka rëndësi për deputetët e LDK-së diskutimi për temën e dialogut.” - ka shkruar ai krahas kësaj fotografie.
Sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, pati disa pyetje për kryeministrin sot në Kuvend, për të cilat nuk mori përgjigje.
Derisa po flasim këtu, mbi 17 për qind e territorit të Kosovës është pa polici, pa gjyqtarë... Sot nuk mund ta zgjidhim një dhunë familjare në veri, një aksident. Me çka mbahet shteti? Me fjalime prej Prishtinës?!” – tha Abdixhiku në fjalën e tij.
“Kjo i bie që ata (serbët e Kosovës që dhanë dorëheqje) kanë qenë gjithmonë të Beogradit!” – u shpreh kryeministri i Kosovës, përkundër që situata ishte shumë më komplekse.