Pejë: Policia publikon pamjet e një personi, dyshohet se fshehu drogë në një kamion

Aktuale

Pejë: Policia publikon pamjet e një personi, dyshohet se fshehu drogë në një kamion

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 15:26
Personi i kërkuar nga Policia

Policia i ka publikuar pamjet teksa shihet një person i cili dyshohet se ka fshehur drogë në një kamion i cili ka qenë i parkuar.

Rasti ka ndodhur në Pejë.

Lidhur me rastin organet e rendit kërkojnë më shumë informacion për ta kapuar të dyshuarin.

“Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ,”Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat