​Kuvendi voton pro dërgimit të kontingjentit të FSK-së në ishujt Falkland

Aktuale

​Kuvendi voton pro dërgimit të kontingjentit të FSK-së në ishujt Falkland

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 15:49
Kryeministri Albin Kurti

Me 77 vota për Kuvendi i Kosovës ka vendosur për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përkatësisht dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes, sipas marrëveshjes implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falkland.

Ky propozim-vendim u morë më 29 nëntor 2022 nga Qeveria e Kosovës, ndërsa u diskutua sot në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga 41 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

E kryeministri, Albin Kurti tha se në këtë mision mund të dërgohen 7 pjesëtarë të FSK-së dhe si mision mund të zgjas deri në 3 vite, por edhe me mundësi vazhdimi.

Kurti: Për këtë mision mund të dërgohen jo më shumë se 7 pjesëtarë të FSK-së

“Dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshinë detyrat e misionit të FSK-së, është atashimi i personalit të FSK-së në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falkland, duke i ofruar mbështetje shtetit pritës, lloji i operacionit është në mbështetje të paqes, vendi i kryerjes të misionit është ishujt Falkland, katër, legjislacioni zbatues është legjislacioni vendor...

Për këtë mision mund të dërgohen jo më shumë se shtatë pjesëtarë të FSK-së bazuar në marrëveshjen implementuese. Ky mision mund të zgjasë deri në tri vite me mundësi vazhdimi sipas dakordimit të palëve”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat