Dy fëmijë ndërruan jetë nga e njëjta sëmundje, në rrezik dhe fëmija i tretë

Aktuale

Dy fëmijë ndërruan jetë nga e njëjta sëmundje, në rrezik dhe fëmija i tretë

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 17:55
Familja Zejnullahi

Familja Zejnullahi nga Komuna e Prishtinës, po përballet me dhimbje tashmë e sa vite, dy fëmijë iu ndërruan jetë nga e njëjta sëmundje, tani me të njëjtën frikë po përballet edhe fëmija i vetëm i tyre.

Ismail dhe Habibe Fejzullahi u gëzuan me tre fëmijë rreth 30 vite parë.

Burimi ishte fëmija më i madh, i cili vite më parë u diagnostifikua me një sëmundje e cila i preku trurin, dhe ndërroi jetë.

Rreth dy vite me parë, e njëjta sëmundje iu shfaq edhe vajzës Valbonës. Ajo u trajtua me muaj të tërë për sëmundjen por nuk pati sukses.

Një lloj epilepsie si dy fëmijët tjerë, po e përcjell edhe të voglin e familjes, Fisnikun.

Ndonëse operimi i është siguruar jashtë vendit, nëna e tij ka edhe një lutje për dashamirët.

Krahas sëmundjes familja Fejzullahu përballet edhe me një situatë të rëndë ekonomike.

E zonja e shtëpisë lëndoi këmbën si pasojë e një aksidenti, i biri i shtrirë, ndërsa i zoti i shtëpisë, Ismail Fejzullahi mundohet me gjithë forcën të iu dalë në ndihmë gruas dhe të birit.

Me lot në sy, edhe Fisniku ka një kërkesë.

“Më merr malli për në shkollë, për shokët, më pyesin se çka ki”, ka thënë ai.

Familja Fejzullahi jeton në një ndërtesë që ua dhuroi Komuna e Prishtinës, me një afat për 10 vite e që tashmë nuk kanë një vend ku të shkojnë pas skadimit të kontratës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat