Vrasja në oborrin e QKUK-së, deklarohet Policia

Aktuale

Vrasja në oborrin e QKUK-së, deklarohet Policia

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 19:06
Vrasja në Prishtinë

Një person ka vrarë gruan shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Për Bota sot, kanë olur nga policia e Kosovës.

Ata kanë dhënë detaje rreth vrasjes, të cilët kanë deklaruar se “dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në përgjegjin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat