Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas në SHSKUK.
Haradinaj thotë që ky është një akt i shëmtuar dhe qyqar, përcjell “Bota sot”.
“Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri”, shtoi tutje Haradinaj.
Postimi i plotë
I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK.
Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore.
Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë.
Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.