Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatëzënë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bunjaku Rexhepi ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të bëjë gjithçka për mbrojtjen e të gjitha të drejtave të grave.
Njoftimi i plotë:
Sipas medias kosovare, dyshohet se një grua shtatzënë është vrarë para objektit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtësia ta bëjë prioritare këtë rast dhe të merret dënimi maksimal për përgjegjësin. Shteti i Kosovës duhet urgjentisht të bëjë gjithçka për mbrojtjen e të gjitha të drejtave të grave, e veçmas të ruajë të drejtën për jetë. Më pikëlloi rëndë ky rast dhe kërkoj që shteti tashmë të veprojë me çdo mekanizëm.
Ky është krim i dyfishtë çnjerëzor.