Një vrasje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 në hapësirat e QKUK-së, saktësisht para spitalit të Gjinekologjisë.
Burime të medias bëjnë me dije se i dyshuari Sokol Halili, ka vrarë ish bashkëshorten e tij, 35 vjeçare, shtatzënë.
Më poshtë deklarata e plotë e Policisë:
Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.
Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/November/30/auto_317809413_591475812785423_3347733263993407780_n1669836859.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/November/30/auto_317529823_3463340923955033_5749144931295300332_n-11669835084.jpg)