Për vrasjen që tronditi shqiptarët ka reaguar edhe avokati Besnik Berisha.
Sokol Halili vrau ish-gruan e tij Hamide Magashin e cila ishte në javët e fundit të shtatëzënisë.
Avokati Berisha thotë se kjo që ndodhi sonte, do të shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm.
Postimi i plotë:
Kjo që ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK, ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkeshorti privoi nga jeta gruan shtatëzenë dhe u zhdukë akoma pa gjurmë, do shënoi dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm (të konfirmuar në secilën instancë).
Ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënu nga gjykata.
Kështu mendoj unë!