Një vrasje makabre ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, në QKUK, në Prishtinë.
Një grua 35-vjeçare është vrarë me armë zjarri përballë hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë.
Dyshohet se autor është bashkëshorti i saj.
KALLXO.com zbulon se personi i dyshuar kishte aktakuzë për kanosje.
Aktakuza është ngritur më 10 gusht të këtij viti në Gjykatën e Ferizajt.
Aktakuza është për kanosjen ndaj bashkëshortes së tij, tashmë viktimë.