Sot në orën 13:00, Forumi i Gruas i LDK-së mban konferencë për medie.
Përmes një komunikate për media, LDK ka njoftuar se tema e konferencës është vrasjet e grave dhe nevoja urgjente për reagim institucional e shtetëror.
Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së.
Mbrëmë i gjithë vendi kaloi në shok nga rasti i tmerrshëm që ndodhi në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gruaja shtatzënë e cila ishte shtrirë në këtë Klinikë, Hamide Magashi, 35-vjeçare, dyshohet se u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, me të cilin ishin në proces të ndarjes.