Opinionisti, Nexhmedin Spahiu, duke reaguar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, ka thënë se vrasjet po i nxisin prokurorët.
Spahiu këtë e ka ndërlidhur me rastin e kërcënimit ndaj gazetarit Halil Matoshi, duke thënë se prokurorët nuk reaguan as në këtë rast.
Shkrimi i plotë i tij:
Vrasjet në Kosovë po I nxisin prokurorët.
Një natë para vrasjes makabre të gruas shtatzënë në oborrin e spitalit, një enverist tha në një studio televizive se po t'ishte në pushtet do t'i kishte vrarë 5 mijë veta në mes të Prishtinës, nga të cilët të parin simbolin e lirisë Halil Matoshin. Në një shoqëri normale brenda gjysmë ore do të kishim dëgjuar lajmin e arrestimit të enveristit në fjalë për nxitje të dhunës dhe urrejtjes. Por në Kosovë, prokurorët fusin veshët në lesh. Dhe pastaj çuditemi pse ndodhë vrasja të nesërmen.