Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha ka folur rreth ngjarjes së mbrëmshme që tronditi vendin mbarë.
Berisha ironizoi me shefin e ekzekutivit, duke thënë se mbase ambasadori amerikan kishte më shumë informacione sesa institucionet tona për vrasjen në QKUK.
Veç kësaj, ai shtoi se institucionet tona janë në luftë me njëri-tjetrin për çështje pagash, por askush nuk lufton për t'i dhënë llogari apo pranuar përgjegjësi.
"Ndoshta ambasadori amerikan kishte më shumë informacione sesa institucionet tona për vrasjen e sotme në QKUK.
Institucionet tona janë në luftë me njëri-tjetrin për çështje pagash, por askush nuk lufton për t'dhënë llogari apo pranuar përgjegjësi. Pushtetarë që sillen si opozitarë e popull pa kujdestar. Punët nuk kryhen me postime bajate në rrjete sociale.
Edhe pak keshtu, derisa Kosova që është bërë vend i pajetueshëm të zbrazet", tha Berisha.