Avokati Arianit Koci ka reaguar sërish për ngjarjen makabre të vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK.
Në një postim në Facebook Koci ka paraqitur një skemë se si vrasësi ka hyrë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka kryer vrasjen dhe ka ikur nga aty, ndërsa askush nuk ka reaguar.
Postimi i plotë:
Në hyrje të QKUK-së, e merr biletën.
Në ndërtesën e gjinekologjisë është roja.
Në rrethin e spitalit ka zyrtarë policor.
E vranë gruan me tre plumba. Alltia pa shurdhues.
Krisma dëgjohet anëkënd!
Vrasësi hyp në kerr, del prej rrethit të QKUK-së.
Gjithmonë ka shumë njerëz në spital, veçanërisht në gjinekologji.
Para se me dalë e paguan daljen/parkingun, për shkak se laura është e lëshuar.
Aty është roja që e kontrollon hyrje-daljen.
Si është e mundur askush të mos reagoj?