Mësohet se çka kishte të veshur Sokol Halili para se ta vriste gruan e tij

Aktuale

Mësohet se çka kishte të veshur Sokol Halili para se ta vriste gruan e tij

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 13:56
E ndjera Hamide Magashi dhe ish-burri i saj, Sokol Halili

Sokol Halili vrasësi i Hamide Magashit ishte i veshur në të zi e në kokë mbante edhe një kapele, mbrëmë kur edhe e vra mizorisht gruan e tij e cila në barkë po mbante foshnjën e tyre, i cili sipas informacioneve më së largu në jetë do të vinte sot.

Se ishte i veshur në të zezë e i maskuar me kapele për gazetaren e Insajderit e ka konfirmuar njëra prej dëshmitarëve të rastit në QKUK.

“Ai ka qenë i veshur në zi, në kokë mbante edhe një kapele teksa fliste me Hamiden”, tha kjo dëshmitare.

Rasti rëndohet edhe më shumë kur e ndjera i kishte rrëfyer shoqërueses së saj se dy here ishte kthyer ne shtëpinë e bashkëshortit të saj, Sokol Halili.

Një dëshmitare tjetër brenda QKUK-së më saktësisht Gjinekologjisë, ka thënë se ndjera i kishte thënë se sapo ta linde fëmiun do t’ia jepte burrit të saj.

“Kur ta lindi fëmijën kam me ua dhënë atyre, familje së burrit”, ka thënë e njëjta.

Ndërkohë që fëmiun duhet ta dorëzojë tek familja e burrit e ka konfirmuar edhe motra e të ndjerës.

Varrim siç mësohet pritet të bëhet ditën e nesërme.

Vrasja e gruas 35-vjeçe shtatzënë, dyshohet se ndodhi dje pranë klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë rreth orës 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat