Presidenti gjerman dhe ai shqiptar: E rëndësishme ulja e tensioneve në Kosovë

Aktuale

Presidenti gjerman dhe ai shqiptar: E rëndësishme ulja e tensioneve në Kosovë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:05
Presidenti shqiptar Bajram Begaj

Në konferencën për media së bashku me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, presidenti shqiptar Bajram Begaj është shprehur se propozimi franko-gjerman apo propozimi i Brukselit është i mirëpritur për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij Procesi i Berlinit nga ana e qeverisë është marrë seriozisht dhe ka pranuar që vitin tjetër Samiti i Procesit të Berlinit të zhvillohet në Tiranë. Kjo tregon që qeveria shqiptare është e angazhuar dhe punon për gjetjen e rrugëve dhe marrëveshjeve të reja në këtë kohë.

“Është i mirëpritur propozimi franko-gjerman apo propozimi i Brukselit i quajtur së fundmi për dialogun Kosovë-Serbi. Çdo përpjekje për dialog dhe gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë është i mirëpranuar nga ana jonë dhe kemi qenë gjithmonë për këtë dialog. Sa i përket procesit të Berlini, është shumë i rëndësishëm dhe firmosja e 3 marrëveshjeve për lëvizshmërinë krijoni premisa për marrëveshje të reja dhe në të ardhmen. Është e rëndësishme implementimi i këtyre marrëveshjeve domethënë që vendet të respektojnë marrëveshjet e firmosura dhe nuk është se unë mund të jap ndonjë këshill qeverisë në lidhje me Balkanin e Hapur apo procesin e Berlinit. Procesi i Berlinit nga ana e qeverisë është marrë seriozisht dhe ka pranuar që vitin tjetër Samiti i Procesit të Berlinit të zhvillohet në Tiranë. Kjo tregon që qeveria Shqiptare është e angazhuar dhe punon për gjetjen e rrugëve dhe marrëveshjeve të reja në këtë kohë”.

“Po ashtu dhe për Ballkanin e Hapur  që është një proces integral dhe nëse do të jetë gjithëpërfshirës në të gjitha vendet e rajonit dhe do të ketë në fokus vetëm lëvizshmërinë, lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin ekonomik është i mirëpranuar për faktin që Shqipëria  ka qenë pjesë e dialogut. Në këtë aspekt them se çdo bisedë, çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur në interes të mirëqenies së njerëzve”, tha Begaj.

Ndërkohë Steinmeier tha: “Nuk është dërguesi i  propozimeve i rëndësishëm, çdo kontribut që sjell në uljen e përshkallëzimit të konflikteve është i mirëpritur përndryshe unë mund të them shumë respekt për kolegun dhe mikun tim Laiçak i cili e ka shndërruar në një mision të tijin pasionant me përvojë, dije dhe durim të madh ka trajtuar pikërisht këtë proces të normalizimit të dialogut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat