Ndonëse, ishte nën mbrojtjen e stacionit policor që ai drejton, Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinani, nuk ka dashur të komentoj rastin e vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.
E ndjera, Hamide Magashi ka pasur urdhër-mbrojtje për gjashtë muaj nga Gjykata Themelore e Ferizajt.
Mbrojtja e gruas së ndjerë ka qenë kompetencë e Policisë së Lipjanit.
Sipas Prokurorisë së Ferizajt kompetent për zbatimin e urdhrit është Policia e Kosovës.
“Ky urdhër i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan dhe në bazë të këtij vendimi, kompetent për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë Policia e Kosovës”, thuhet në një njoftim të prokurorisë.
Media ka kontaktuar komandantin e Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinanin po ai e ka mbyllur telefonin duke thënë se gjendet jashtë.
“Për çdo informatë I drejtoheni zyrës për media se jam jashtë”, tha ai shkurt duke e mbyllur telefonatën.