Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme nga ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas vrasjes së gruas shtatzënë.
Sipas tij, arsyetimi i Kryeministrit dhe ministrave paraqet shmangie nga përgjegjësit e vërtetë.
“Dorëheqje të menjëhershme nga Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas vrasjes makabre të gruas shtatzënë.
Arsyetimi i pandershëm i kryeministrit Kurti, shefit të Xhelalit dhe Albulenës, ku fajtorët sipas tij janë Qielli i Pistë dhe Familjet e Kosovës, paraqet vetëm shmangie nga përgjegjësit e vërtetë, gjeneralizim të problemit dhe justifikim i dështimit hiearkik polici - drejtësi.
Dështimet e njëpasnjëshme në ofrimin e sigurisë kolektive kanë përgjegjës, kanë emër dhe mbiemër dhe janë po këta të lartëcekur, me në krye kryepërgjegjësin - kryefajtorin Kryeminstrin Kurti”, ka shkruar Lushtaku.