Abelard Tahiri nga PDK-jaka thënë se nuk është faji te policia as te shoqëria për vrasjen e grave, që sipas tij po e kërkon kryeminsitri.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se problemi është te qeveria.
“Nuk është problemi tek numri i pjesëtarëve të policisë, siç deklaron kryeministri. Kosova ka rreth 465 policë për 100 mijë banorë, numër ky më i madh se mesatarja e krejt vendeve të rajonit, numër që tejkalon edhe formulën e vendeve të Bashkimit Evropian me 333 policë në 100 mijë banorë.
Nuk është problemi as tek shoqëria, mbi të cilën e kërkon fajin kryeministri, sepse shoqëria është produkt i vullnetit, e institucionet janë produkt i përgjegjësisë ndaj shoqërisë”, shkruan Tahiri.