Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se u fsheh pas hijes së ambasadorit amerikan Jeff Hovenier.
Haziri përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo qeveri vetëm e ka penguar procesin e vizave.
Sipas tij, pse është dashtë e gjithë kjo dramë nga Kurti, duke i rrezikuar seriozisht raportet me ShBA-në, të ndërtuara tash e 32 vjet më parë nga Presidenti Rugova, e pas dy ditësh të pranojë gjithçka.
Postimi i plotë:
A e patë Kurtin si iku e si u fshehë pas hijes së madhe të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier?!
Kur e ka lutur BE kryeministrin e Kurti në vitin e parë të qeverisjes për të hyrë në dialog, ky i fundit ka thënë se nuk është prioritet i qeverisjes së tij.
Fillimisht ka kërkuar rishikim të marrëveshjeve, lexim të transkripteve e procesverbaleve, duke akuzuar rëndë qeveritë paraprake.
Prej prioritetit të shtatë, ky kryeministër e nxorri në prioritetin e parë dialogun me Serbinë dhe i pranoi të gjitha marrëveshjet, e duke hequr dorë krejtësisht edhe nga konfiskimi dhe gjobat për targat.
Pse u dashtë kjo dramë nga Kurti, duke i rrezikuar seriozisht raportet me ShBA-në, të ndërtuara tash e 32 vjet më parë nga Presidenti Rugova, e pas dy ditësh të pranojë gjithçka?!
Çka të themi tash pos që me mashtrime perfide i fitoi zgjedhjet e fundit?!
Veç keni pengu për vizat, asgjë s’keni bërë për MSA e NATO përpos raporteve tê tensionuara me ta. Nuk keni prapa kujt të fshiheni!