Pavarësisht se motra e 35-vjeçarës së vrarë mbrëmë nga ish-burri i saj, po ndjehet e kërcënuar, asnjë patrullë e Policisë së Kosovës nuk është afër shtëpisë së saj.
Media ka qëndruar te shtëpia e së ndjerës, Hamide Magashi, ku ka marrë në prononcim motrën e saj të vogël, Shukrije Magashin.
Ajo tha se ndihet e kërcënuar nga i dyshuari.
“Vazhdimisht i ka thënë edhe nëse e marrë beben, prapë do të bëjë probleme, ose ty ose motrën e vogël. Gjithmonë i ka thënë motrës, do të rrezikoj edhe ty edhe familjen. Unë vet ndihem e frikësuar prej tij”, tha ajo.