Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se për gjyqtarët dhe prokurorët më e rëndësishme është paga e tyre se rastet e vrasjes së grave në Kosovë.
Ajo ka thënë se ky fakt e shqetëson atë.
Haxhiu ka thënë se mospjesëmarrja e tyre në grupit ndërministror tregon se ata nuk kanë përgjegjësi morale e as profesionale.
“Ajo çfarë mua më shqetëson është se për gjyqtarët dhe prokurat tanë fatkeqësisht më e rëndësishme është paga e tyre sesa jeta e grave dhe vajzave në Republikën e Kosovës. Fakti që ata nuk kanë qenë sot të pranishëm në mbledhjen e grupit ndërministror, tregon që këta nuk kanë as ndërgjegjeje morale e as profesionale”, ka thënë Haxhiu.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës ditë më parë për uljen e pagave për prokurorët dhe gjykatësit ka ngjallur reagime nga institucionet e drejtësisë.
Ata kanë marrë vendim për reduktimin e shërbimeve dhe kanë ndaluar çdo bashkëpunim me Qeverinë deri në tërheqjen e vendimit.