Avokati Saimir Vishaj deklaroi se Sokol Halili, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, nuk ka shpëtim nga burgu.
“Nuk ka rëndësi, ai mund të fshihet për 1 ditë, 1 muaj, 2 muaj, por çelësat e burgut e presin dhe ka një dënim shumë të ashpër deri në burgim të përjetshëm", u shpreh Vishaj.
Avokati tha se ajo që ndodh në Kosovë, ndodh edhe në Shqipëri, por çfarë lë shije të hidhur është se pasi gjykata lëshon urdhrin e mbrojtjes, vetë viktima është e detyruar ta çojë urdhrin e mbrojtjes në polici.
Vishaj deklaroi se vrasja e një gruaje shtatzënë është një nga veprat më të rënda të kodit penal.