​Miratohet në parim Projektligji për zyrtarët publikë, kundër PDK e LDK

Aktuale

​Miratohet në parim Projektligji për zyrtarët publikë, kundër PDK e LDK

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 12:12
Komisioni për Administratë Publike

Mes kritikash nga opozita, Komisioni për Administratë Publike ka miratuar në parim Projektligjin për zyrtarët publikë.

Gjatë prezantimit të këtij projektligji nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se reforma në administratën publike duhet të ndodhë, edhe pse sipas tij do të jetë dhimbshme.

Ndërsa, kundër këtij projektligji ishin PDK, kurse kanë abstenuar LDK.

Ndërkaq, shqyrtimi i Projektligjit për paga pritet të diskutohet nga ky komision pas një pauze deri në orën 13:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat