Sot raportohet se ka vrarë veten Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Hamide Magashi.
Gazetari ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka biseduar edhe me disa deshmitarë të cilët kanë parë rastin e intervenimit të Policisë.
Një nga dëshmitarët e rastit, në kushte anonimiteti i tha gazetarit të Nacionales, Festim Gërguri, se Sokol Halili ka gjuajtur veten teksa policia kanë dashur ta arrestojnë.
Ai tutje ka thënë se Sokol Halili ka vdekur rrugës për në Emergjencë.
“Paska ardhë në shpi, policia kanë dashtë me e arrestu, e ka gju vetën, rrugës paska vdek”, ka thënë ai.