Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka reaguar pas raportimeve se Sokol Halili, personi që qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten e tij, Hamide Magashi, është dërguar në Emergjencë.
Vitija, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “vrasësi Sokol halili” u dërgua në Emergjencë, ndërsa viktima Hamide Magashi mbeti e shtrirë në oborr bashkë me foshnjën e saj, pa asnjë intervenim deri në konstatimin e vdekjes së saj.
“Vrasesi Sokol Halili u dergua ne Emergjencen e QKUK-se pasi qelloi veten me arme. Ndersa Hamide Magashi mbeti e shtrire ne oborrin e spitalit bashke me foshnjen e saj pa asnje intervenim deri ne konstatimin e vdekjes se saj ne ora 18:23 nga Urgjenca e Prishtines.” - ka shkruar ai.
Në fund të postimit të tij, Vitija ka pyetur: “Çka me thanë?”