Sokol Halili zyrtarisht është i vdekur, pasi e qëlloi vetën, meqënese dështoi negocimi me Policinë e Kosovës për dorëzim. Sipas deklaratave zyrtare, Halili kishte shenja jete edhe pasi e qëlloi vetën, teksa Emergjenca njoftoi se ia ka vdekur gjatë rrugës.
Ndërsa dëshmitarët e rastit, e përshkruan ngjarjen e intervenimit të Policisë së Kosovës, duke thënë se Sokol Halili e qëlloi veten në dhomën e fjetjes së tij.
Media ka biseduar me disa dëshmitarë, që janë fqinjë të tashmë të vdekurit.
“Paska ardhë në shpi, policia kanë dashtë me arrestu, e ka gju vetën, rrugës paska vdek”, pretendoi njëri nga fqinjët e Sokol Halilit, që deklaroi se e ka parë intervenimin.
Ndërsa një dëshimtar tjetër, teksa bisedonte me z. Gërgurin, pretendoi se Sokol Halili e qëlloi veten në dhomën e fjetjes.
Sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 deri në ora 1:45, kohë kur ishte duke u varrosur Hamide Magashi, e cila dyshohet se u vra nga Sokol Halili.
“Rreth orës 1:45 e ka vra veten. U kanë në dhomë t’veten kur ka bo vetëvrasje” – pretendoi dëshmitari.
Çfarë tha shteti?
Sipas kanaleve zyrtare, Sokol Halili ka bërë vetëvrasje.
I pari që tha këtë ishte Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, i cili e posedonte këtë informacion si duket i pari.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, ka shkruar ai.
Sveçla më tutje, ka thënë se Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet në lidhje me këtë rast.
Por krejt i painformuar fillimisht ishte prokurori i rastit, Ilaz Beqiri.
“S’e di valla. Pse a kanë dalë me ndonjë komunikatë a? O jo s’e di, s’e di jo, nuk e kam këtë informatë. A tash po më tregon mue a pe di a s’pe di.” – tha Beqiri i nervozuar pas pyetjes së gazetares Gentiana Hasani se pse ai nuk ka informacione për këtë çështje.
“Po unë jam prokuror i rastit, por jam në zyrë, oj ti çikë, veç sa dola prej gjykimit, unë s’e kam veç këtë rast, kam edhe 500 raste të tjera.” – thatutje prokurori Beqiri.
Por më shumë informacione pati kryeprokurori i Ferizajt, dha pak më shumë informacione.
“Rrugës për në Emergjencë ka vdekur. Ka pasur shenja jete kur e ka qëlluar veten. Në emergjencë, atje e ka konstatuar vdekjen mjeku kujdestar.” ka thënë Jashari.
Ndërsa, drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla, ka thënë se trupi i tij është dërguar pa shenja jete në QKUK.
“Po mund të ju konfirmoj se personi në fjalë është sjellur pa shënja jetë në emergjencën e QKUK-së”, ka thënë Drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla.
Natyrisht, edhe Policia e Kosovës, e ka konfirmuar, vdekjen e Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e Hamide Megashit, brenda oborrit të QKUK-së.
Sipas Policisë, edhe pse ata provuan të negocionIn me tashmë të vetëvrarin, tentativat dështuan, pasi Sokol Halili, i lindur në vitin 1991, e ka vrarë veten, me armë të zjarrit.