Avokati Anton Nrecaj, ka reaguar pas vetëvrasjes së Sokol Halilit.
Sipas tij, reagimi i institucioneve, edhe në rastin e vetëvrasjes së Sokol Halilit, është paradoksal.
Nrecaj, thekson faktin se Halili, u dërgua menjëherë në urgjencë, derisa e viktima e tij, Hamide Megashi, qëndroi në oborr të spitalit, për një kohë të gjatë, pa i ofruar ndihmë askush.
Nrecaj ka thënë se duhet, prokuroria të nisë hetimet edhe për këtë rast.
“Çfarë paradoksi këtë zotnin (kriminelin) e dërgojnë në urgjencë, përderisa viktima shtatzënë u la në mes të oborrit të urgjencës pas asnjë ndihmë mjekësore.
Shtet pa pikë përgjegjësie, një familje u shua në duar të shtetit.
Ne kushte normale të një shteti normal prokuroria ish dashur të nisë hetimet.”