Deputetja Duda Balje ka reaguar pas publikimit të letrës së Sokol Halilit, para se të kryejë vetëvrasje.
Balje përmes një shkrimi në Facebook thotë se letra e tij nuk mund ta justifikojë vrasjen e dyfisht që e bëri.
"Dhe tani letra, e njeriut qe vrau veten, se e dinte se ishte fajtor, justifikon vrasjen e dyfishte qe beri? Manipulimi nuk vdes kurrë“.
Në fillim të letrës, Sokol Halili ka treguar se e ka vrarë me vetëdije Hamide Magashin.
Ai tutje ka shkruar se dëshiron të tregojë se çfarë ka qenë raporti i tij me Hamide Magashin dhe ka përmendur një plan që thotë se e kishte bërë ajo bashkë me motrat e veta.