Lideri i Partisë Progresive Demokratike Nenad Rashiç deklaroi se konsideron se është zgjedhur në mënyrë legjitime për ministër për bashkësi dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.
Ai ka theksuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti në harmoni me ligjin në Kosovë, ka të drejtë të zgjedh, emëroj dhe shkarkoj ministra dhe zëvendës-ministra pa pajtimin e Parlamentit.
Rashiç ka shtuar se reagimet e Listës Serbe ishin të pritshme dhe nuk përbëjnë ndonjë befasi, por ajo që e ka befasuar dhe “shokuar shumë” është sjellja e presidentit të Serbisë.
„Jam i shokuar për shkak të asaj që deri tash nuk është parë, as dëgjuar, që presidenti i cilitdo vend në botë të shfrytëzoj një fjalor të tillë dhe shprehje të tilla fyese” tha Rashiç.
Presidenti i Serbisë Vuçiq dje me fjalë fyese denigruese si llumi serb, e ka quajtur Rashiçin dhe këshilltaren e saj Rada Trajkoviç, pas njoftimit të emërimit të tyre në qeverinë e Kosovës dhe ka thënë se mund të mos shkojë fare në Tiranë në Samitin e BE-së dhe Ballkanit.