Sadri Ramabaja, analist e aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar vizitën e komisionerit evropian në Serbi, Oliver Varhelyi në Serbi.
Ai ka kritikuar paraqitjen e komisionerit, duke thënë se ai nuk reagoi gjersa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “villte vrerin kundër Kosovës dhe kryeministrit të saj”.
“Heshtja e plotë e komesionerit Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në konferencën e sotme në Beograd, derisa presidenti serb po vazhdonte të villte vrerin kundër Kosovës dhe kryeministrit të saj, duke vazhduar ta cilësoj jo më pak se terrorist, flet shumë për moralin e dyfisht të këtij personaliteti.” – shkroi z. Ramabaja.
Ai e ka quajtur komisionerin evropian si mik të ngushtë të “neofashistit Orban”.
Postimi i plotë:
Qasjes serbo-centrike Brukseli duhet t'i jap fund
Heshtja e plotë e komesionerit Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në konferencën e sotme në Beograd, derisa presidenti serb po vazhdonte të villte vrerin kundër Kosovës dhe kryeministrit të saj, duke vazhduar ta cilësoj jo më pak se terrorist, flet shumë për moralin e dyfisht të këtij personaliteti.
Me këtë heshtje Varhelyi, përballë këtij pinjolli të Milosheviqit, që nuk e fsheh qëndrimin racist kundruall popullit shqiptar, si një terrorist tipik modern që është, flet më shumë për pozicionin ku e ka sjellë BE-në si komisioner i këtij niveli. Natyrisht nga një politikan që në këtë pozicion të lartë në BE vije si mik i ngushtë i neofashistit Orban, nuk ishte e logjikshme të pritej sjellje tjetër.
Për turp, edhe gazetari, respektivisht redaksia e Europës së Lirë që sot ka sjellë këtë lajm për këtë konferencë, lë shumë për të dëshiruar edhe në rrafshin profesional. Asnjë fjalë për gjithë atë
llumë dezinformata për pozicionin e serbëve në Kosovë, e mos të flasim për pozicionim të qartë kundër qëndrimit racist të presidentit serb!
Kjo sjellje, sidoqoftë, flet shumë për këtë lloj të qasjes serbo-centrike të një lagjeje shtetesh të BE-së dhe nevojën që Tirana dhe Prishtina të marrë shënim.
Kësaj qasje Brukseli, ka ardhur koha që ta kuptoj se, duhet t'i jap fund.