Tahiri: Vuçiq nuk po mundet me ia kthy shpinën Ballkanit të Hapur

Aktuale

Tahiri: Vuçiq nuk po mundet me ia kthy shpinën Ballkanit të Hapur

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 11:06
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka treguar arsyet se pse presidenti serb ka anuluar vizitës për samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Vuçiqi këtë e bën për shkak të Ballkanit të Hapur.

“Vucici nuk po mundet me ia kthy shpinen Ballkanit te Hapur si projekt hegjemon serbo-rus, prandaj anuloi shkuarjen ne Samitin e BE-se me Ballkanin Perendimor, ne Tirane me 6 dhjetor. Rames i qelloi te jete nikoqir i kesaj ngjarje andaj detyrimisht po ia kthen shpinen Ballkanit te Hapur”, ka shkruar Tahiri.

Tirana do të mirëpresë më 6 dhjetor, 27 liderët e Bashkimit Evropian dhe gjashtë të Ballkanit Perëndimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat