Presidentja, Osmani shkon te familja e shtatzënës së vrarë

Aktuale

Presidentja, Osmani shkon te familja e shtatzënës së vrarë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 11:51
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron këto momente në familjen e shtatzënës së vrarë, Hamide Magashit, në Lugaxhi të Lipjanit.

Gruaja shtatzënë e cila është vrarë para dy ditësh para Klinikës së gjinekologjisë, është varrosur dje në varrezat e fshatit.

Në varrim morën pjesë qindra qytetarë, ndër to edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kujtojmë se shtatzëna është qëlluar nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka qenë në proces të ndarjes.

Dorasi, Sokol Halili ka bërë dje vetvrasje, gjatë negocimit me forcat policore, në Shtime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat