Krasniqi akuza për projektligjin e pagave: Nuk ka përfshirë pensionin për personat me aftësi të kufizuar

Aktuale

Krasniqi akuza për projektligjin e pagave: Nuk ka përfshirë pensionin për personat me aftësi të kufizuar

Nga: N.E. Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:08
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ka thënë se këta persona janë lënë anash.

Sipas tij, Qeveria në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parashah lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë tetraplegjikë dhe të verbër, duke larguar nga kompensimi edhe përcjellësit e këtyre personave me arsyetimin se u është përmirësuar gjendja.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, avokojmë për mobilizim institucional e shoqëror në përkrahjen për dinjitet, të drejta të barabarta dhe përmirësim të mirëqenies së kësaj kategorie.

Në vend të kësaj, fatkeqësisht në Kosovë, nevojat e këtyre personave janë lënë anash. Qeveria Kurti në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke larguar nga kompensimi edhe përcjellësit e këtyre personave me arsyetimin se u është përmirësuar gjendja”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

 

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, avokojmë për mobilizim institucional e shoqëror në përkrahjen për dinjitet, të drejta të barabarta dhe përmirësim të mirëqenies së kësaj kategorie.

Në vend të kësaj, fatkeqësisht në Kosovë, nevojat e këtyre personave janë lënë anash. Qeveria Kurti në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke larguar nga kompensimi edhe përcjellësit e këtyre personave me arsyetimin se u është përmirësuar gjendja.

Integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore - duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar! Ata kanë nevojë për përkrahje meritore dhe për zbatim të kornizës ligjore që garanton të drejtat e tyre.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të gjejmë zgjidhje transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat