Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka vizituar Rexhep Selimin në Hagë.
Kusari-Lila tha se gjatë vizitës në Hagë ka takuar edhe bashkëluftëtarët e Rexhës.
“Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë”, shkroi ndër të tjera deputetja e LVV-së në Facebook.
Postimi i plotë
Shihemi në Kosovë
Sot vizitova mikun dhe bashkëpuntorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së.
Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë!
Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë.
Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!