Profesori Blerim Latifi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me ndeshjen e fundit mes Zvicrës dhe Serbisë.
Ai komentoi kacaftyjen që ka pasur Xhaka me lojëtarët serbë, përcjell “Bota sot”.
Latifi bashkangjitur me reagimin ka një fotografi duke thënë që e gjith kjo tregon e marrëdhënies tonë historike me serbët: dëshirën e tyre të papërmbajtur për të na shtypur e ngulfatur dhe përpjekjen tonë për t'u rezistuar, për të mos u gjunjëzuar para poshtërimit të tyre.
Postimi i plotë
Përtej kapjes së një situate të tensionuar sportive, kjo fotografi shpreh gjithë thelbin e marrëdhënies tonë historike me serbët: dëshirën e tyre të papërmbajtur për të na shtypur e ngulfatur dhe përpjekjen tonë për t'u rezistuar, për të mos u gjunjëzuar para poshtërimit të tyre. I gjithë agresiviteti dhe racizmi i sotëm serb ndaj nesh, e ka një shkak fundamental: dështimin e projekteve tyre për ngulfatjen e shqiptarëve.