Deklarata e kryeministrit Rama në lidhje me reagimet për lojën e Zvicrës dhe Serbisë, ka sjellur reagime të mëdha.
Për këtë deklaratë ka reaguar edhe avokati Arianit Koci.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër Ramën, duke e parë patetike deklaratën e tij ndaj kryeministrit Kurti, përcjell “Bota sot”.
Koci i kthen përgjigje Ramës, duke ia përmendur gjonocidin që Serbia ka bërë në Kosovë,e që për të njejtat i dim përjetimet vetëm ne në Kosovë.
“Ne nuk po të gjykojmë që e ke raportin mirë me te. Me Vuçiqin. Se paku une jo!
Prandaj z. Rama, si vëlla më i madh i yni, rri trus e mos u përziej në raportet tana me serbët”, ishin fjalët e Kocit.
Postimi i plotë
1.
Një prej postimeve më kreative me dozë të theksuar të humorit i Albin Kurtit, është:
“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”
Nuk i ka badihava mbi 113k pëlqime.
Në anën tjetër, Edi Rama e paska cilësuar ndërmjet rreshtave, si shpërthim nacionalist, me primesa qesharake - “ashtu siç është nacionalizmi.”
Në rregull është me e pasë vetëbesimin e Ramës.
Por, kur ai vetëbesim përdorët edhe kur nuk e ke dijen dhe informatat adekuate, del qesharak poashtu “si nacionalizmi.”
Ne kosovarët kemi jetuar me serbët 80 vite. I njohim si “parën e kuqe”.
Edhe shprehjen “pare e kuqe”, nuk e din Edi.
Disa prej tyre, sistematikisht na kanë bërë shumë keq. Gjenocid.
Posaqërisht, Millosheviqi me klikën e tij.
E pjesë e rrethit më të ngushtë të tij - minsitër i informatave, ka qenë shoku i Edit, Vuçiqi
2.
Ne nuk po të gjykojmë që e ke raportin mirë me te. Me Vuçiqin. Se paku une jo!
Prandaj z. Rama, si vëlla më i madh i yni, rri trus e mos u përziej në raportet tana me serbët.
Nuk i njeh ata më mirë se ne.
As humorin dhe kunjat që bëjmë njëri tjetrit, nuk i din dhe nuk i merr vesh!
Prandaj, allahile lena rahat të kënaqëmi me fitorën në futboll.
Edhe një send: mos na moralizo.
E dijmë që nuk je kryeministër i Zvicrës.
E as i Serbisë!