Reagon edhe njohësi i çështjeve politike dhe ndërkombëtare ndaj Ramës – ka këto fjalë

Aktuale

Reagon edhe njohësi i çështjeve politike dhe ndërkombëtare ndaj Ramës – ka këto fjalë

Nga: M.Haziri Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 18:03
Edi Rama

Loja mes Zvcirës dhe Serbisë po mbetët ende kryefjala e ditëve të fundit.

Mirëpo kryeministri Rama në vend që të I gëzohet kësaj fitore, si duket ka zgjedhur ta mbroj përsëri mikun e tij, Vuçiq.

Rama u shpreh se Xhaka dhe Shaqiri u përdorën për inate politike.

Në lidhje me këtë ka reaguar njohësi i çështjeve politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuq Kuçi.

Ai u shpreh se “ta duash tënden është nacionalizëm (kombëtarizëm), ta duash pushtimin dhe vdekjen e tjetrit është shovinizëm”, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu Kuçi shtoi që loja e futbollit paraqiti edhe një herë se sa të gatshëm janë pothuajse një popull (serbët) të ushtrojn gjenocid mbi shqiptarët.

Postimi i plotë

Xhaka dhe Shaqiri si duket i paskan tronditur edhe plot shqipëfolës, e madje prej tyre edhe krerë shtetesh.

Tmerri qëndron në faktin se si e përziejnë nacionalizmin me shovinizmin, gjegjësisht nacionalizmin shqiptar me shovinizmin serb.

Ta duash tënden është nacionalizëm (kombëtarizëm), ta duash pushtimin dhe vdekjen e tjetrit është shovinizëm. Kryeministri i një shteti shqiptar e mbrojti shovinzmin serb "vritni, vritni shqiptarët" dhe dënoj gjithë ata që Serbinë nuk e duan në tokat shqiptare.

Loja e futbollit paraqiti edhe një herë se sa të gatshëm janë pothuajse një popull (serbët) të ushtrojn gjenocid mbi shqiptarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat