“Akti i Granit Xhakes, është për turp. Akt prej një rrugaçi”, ishin fjalët e aktivistet Zana Avdiu.
Kjo deklaratë e saj arriti të sjellë reagime të mëdha në opinonin publik.
E në lidhje me këtë përmes një postimi në Facebook, avokati Arianit Koci ka publikuar kërcënimet që Avdiu mori për këtë deklaratë.
Koci thotë që mund edhe të mos pajtohemi me Zanën, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme në një shoqëri të civilizuar.
Postimi i plotë
“”Kam met t’qu bashk me hamiden natan” ose “… t’shkon jeta pr lesh” - janë vetëm dy prej shumë kërcënimeve që po i merr Zana Avdiu.
Hamidja, siç e dini është gruaja shtatëzënë, që u vra mizorisht nga burri i saj.
Ka edhe kërcënime tjera të rënda - me dhjetëra sosh, ku përdorët edhe gjuha eksplicite. Gjuhë e flliqt.
Mund edhe të mos pajtohemi me Zanën, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme në një shoqëri të civilizuar.
Në anën tjetër, kërcënimi publik dhe fyerja, e stimulojnë kërcënimin edhe më të madh.
Krijohet klimë e linçit publik.
Pas kësaj shpesh, pasojnë edhe veprimet konkrete.
Prandaj, tash po shkojme në Polici me i denoncuar të gjitha kërcënimet.