U akuzua se sulmoi Rrahman Jasharin - avokati Tomë Gashi jep detaje për rastin e Musli Rexhepit, kjo është çudia më e madhe

Aktuale

U akuzua se sulmoi Rrahman Jasharin - avokati Tomë Gashi jep detaje për rastin e Musli Rexhepit, kjo është çudia më e madhe

Nga: A.SH Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 12:02
Tomë Gashi dhe Musli Rexhepi

Musli Rexhepi, është akuzuar se ka tentuar ta sulmoi fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një mbledhje në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, kur SBASHK-u kishte vendosur që do të mbahej grevë.

Avokati i Rexhepit, Tomë Gashi, ka thënë se në seancën gjyqësore, iu dha vetëm vërejtje gjyqësore.

Sipas Gashit, kështu shpenzon sistemi juridik në Kosovë, taksat e qytetarëve.

Postimi në Facebook:

Gjykata i dha Vrejtje gjygjesore z.Musli Rexhepit i cili sipas Gjykates ka tentuar ta ndaloj apo pengoj greven e SBASHKU-t ne krye me z.Rrahman Jashari me daten 05.09.2022

Qudia me e madhe eshte se greva ka filluar me 25 Gusht dhe ka perfunduar me 1 Tetor 2022,pra nuk eshte ndaluar me 5.09.22

Greva qe i la 320,000 nxenes pa mesim dhe i humben mbi 3milion ore mesimi i deshperoi 640,000 prinder qe se bashku me nxenes bejn rreth 1milion qytetar te Republikes sone perfundoi me nje verejtje gjygjesore.

Keshtu shpenzon sistemi yne juridik taxat e qytatareve te Republikes tonë

Loja ende nuk ka perfunduar.

Shifemi ne Gjykate te Apelit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat