Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në lansimin e protokollit shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.
Sipas Haxhiut, protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale është një nga dokumentet më të rëndësishme që ka hartuar Ministria e Drejtësisë.
Pasi që nga viti 2019 deri në vitin 2021, janë 311 raste të ekzaminimit të mjekësisë ligjore.
“Të dhënat tregojnë që ka një numër të madh të rritjes së dhunimeve seksuale. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, janë 311 raste të ekzaminimit të mjekësisë ligjore”, tha Haxhiu.
Të pranishëm në ketë lansim ishin edhe kryeministri Albin Kurti si dhe shefi i misionit të Eulex-it, në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark.